Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lautaro, titullar pas 25 ditësh. Kapiteni zikaltër shënjestron Champions-in dhe “Topin e Artë”
👁7653
Lautaro Martínez është gati të rikthehet në skenë. Pas 25 ditësh mungesë, kapiteni i Interit do të rikthehet titullar në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih, ku ëndërron ta mbyllë sezonin me një triumf europian dhe të kandidojë seriozisht për “Topin e Artë”. Keqardhja për titullin e humbur në Serie A ende djeg. Në ndeshjen e fundit Lautaro nuk bëri as nxehjen. Plani ishte i qartë: duke qenë jashtë loje për titullin, Interi e përqendroi gjithçka te finalja e Mynihut. Megjithatë, mungesa e tij ndaj Lazios, në momentin vendimtar të kampionatit, konsiderohet e rëndë. Statistikat flasin për një rënie:...