Lauren Sanchez: Nga televizioni në krahët e miliarderit Jeff Bezos

Lauren Sanchez: Nga televizioni në krahët e miliarderit Jeff Bezos

Nga spikere lajmesh dhe pilot helikopteri te sipërmarrëse, autore dhe nënkryetare e organizatës bamirëse të Jeff Bezos, Lauren Sanchez ka ndërtuar një karrierë shumëplanëshe me këmbëngulje dhe ambicie. Me sytë nga toka, por edhe… nga hapësira, 55-vjeçarja amerikane do të martohet me themeluesin miliarder të Amazon në Venecia këtë fundjavë, ndërsa festimet kanë filluar tashmë. Lauren Sanchez lindi në vitin 1969 në Albuquerque, New Mexico, dhe u rrit në Kaliforni, ku studioi gazetari. Ajo u tërhoq nga televizioni që në moshë të vogël, fillimisht në një kanal lokal në Arizona, përpara se të kalonte në programe më të njohura argëtuese...
Burimi: Argjiroja.net