Laura Fazliu lufton për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Hungarisë

Laura Fazliu lufton për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Hungarisë

12 September, 2026 - 15:27 Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Hungarisë 2026. Fazliu ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë e mposhti me Ippon hungarezen Anna Kriza. Në çerekfinale, xhudistja kosovare triumfoi ndaj austriakes Lubjana Piovesana, duke e fituar përballjen me dy Yuko. Në gjysmëfinale, Fazliu u mposht me Ippon nga japonezja Megu Dannu, rezultat që e dërgoi në luftën për medaljen e bronztë. Për medaljen e bronztë, Laura Fazliu do të përballet me izraeliten Kerem Primo, në një duel ku kosovarja do të synojë të sigurojë një tjetër medalje në skenën ndërkombëtare të xhudos./KultPlus.com