Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Lasgush Poradeci: Ishe vogëloshe…isha mituri…
Poezi nga Lasgush Poradeci Ishe vogëloshe…isha mituri…Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti! Vinte perëndimi me të vagëlluarPa m’i shtire tinës ata syt’ e shkruar. Ata syt’ e shkruar, sytë moj të fjetur,Shtatë vjet me-radhë t’i kam përshëndetur.Kur më pe së pari, more-e m’u largove,Kur më pe së dyti, more-e m’u afrove,Kur më pe së treti, more-e më pushtove,Të putha në gushë, ti m’u turpërove,Papo ule kryet e shkove vajtove. ObserverKult Lexo edhe: “LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI” Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për...