“Largoni rraqet”/ Sot afati i fundit, po bëhet verifikimi i bizneseve që kanë shkelur hapësirën 20 metra larg rrugëve nacionale

“Largoni rraqet”/ Sot afati i fundit, po bëhet verifikimi i bizneseve që kanë shkelur hapësirën 20 metra larg rrugëve nacionale

31 Korriku është afati i fundit për lirimin e hapësirave publike jo vetëm në qytete, por edhe në akset nacionale. Në të gjithë qarkun e Elbasanit IKMT ka verifikuar rreth 160 subjekte të ndërtuara përgjatë akseve nacionale dhe deri tani, edhe pse në fund të afatit, asnjë subjekt nuk ka liruar vullnetarisht hapësirat e zëna. Ndërkohë që për shkelësit janë paralajmëruar penalizime dhe prishje të detyruar të ndërtimeve, aksioni do të nisë fillimisht me verifikimin e dokumentacionit të secilit prej tyre. Ndërtimet shumë pranë akseve nacionale shpesh herë cenojnë sigurinë rrugore duke u bërë shkak për ngjarje të rënda në...