Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Largohuni menjëherë që të shpëtoni jetën”, Izraeli paralajmëron goditje të reja në Teheran
👁7527
Ushtria izraelite ka lëshuar një “paralajmërim urgjent” për civilët iranianë që të largohen “menjëherë” nga një zonë e konsiderueshme e Teheranit, kryeqytetit të Iranit. “Në orët në vijim, IDF do të veprojë në zonë, siç ka bërë ditët e fundit në të gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian”, shkroi në X zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Avichay Adraee. Ai i bashkëngjit një hartë paralajmërimit duke thënë se njerëzit në disa pjesë të distriktit të tretë të qytetit duhet të largohen nga zona. “Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj”, përfundon paralajmërimi.