LARGIMI I PARTNERIT TURK NGA AEROPORTI/ Tomorri: Miratimin e firmosi Balluku
Ndryshimet në konsorciumin e Aeroportit të Vlorës dhe roli i Ministrisë së Infrastrukturës u kthyen në pikë përplasjeje gjatë debatit të mbrëmshëm në “Top Story”. Gazetari Klodian Tomorri deklaroi se dalja e partnerit turk nga projekti ishte miratuar me firmën e Belinda Ballukut. Sipas tij, përgjegjësia institucionale duhet kërkuar edhe te mënyra si u lejua ky ndryshim pas nënshkrimit të kontratës. Analisti Arion Sulo argumentoi se largimi i kompanisë që sillte ekspertizën kërkonte një procedurë të re konkurrimi. Ai pretendoi se ministria nuk kishte garantuar zëvendësimin e kësaj ekspertize, duke e cilësuar veprimin shkelje të ligjit të koncesioneve. Gazetarja Anila Hoxha ngriti pikëpyetje për rolin real të partnerit turk që në fillim të projektit dhe për kontrollin e ushtruar nga institucionet. Deklaratat e të ftuarve...
Burimi:
ntv.al