Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Largimet nga puna për qëndrim të keq politik: “Duhen përjashtuar menjëherë”
Dokumentet nxjerrin në pah sesi regjimi komunist shqyrtonte me kujdes origjinën, biografinë dhe qëndrimin politik të punonjësve për të vendosur lejimin ose jo të tyre në punë. Nëse biografia ose qëndrimi politik rezultonte me probleme, njerëzit pushoheshin nga puna pavarësisht aftësive apo meritave të tyre dhe dërgoheshin në çelje kanalesh dhe punë të tjera të rënda. Mund të shpëtonin vetëm në ato raste kur ishin të domosdoshëm e të pazëvendësueshëm, por edhe atëherë duke u vendosur nën një kontroll të rreptë. Studiuesi Xhafer Sadiku në librin e tij “Skenarë të Përgjakur”, botim i ISKK, ka sjellë materiale arkivore që flasin për masat që ka marrë udhëheqja e regjimit për të spastruar sektorë të ndryshëm nga ata që i konsideronte armiq në zonën e Përmetit, në...