Lapaj ka paralajmëruar lënien e mandatit në Tiranë, Endri Shabani mund të futet në Kuvend: Ne çfarë themi, e bëjmë

Lapaj ka paralajmëruar lënien e mandatit në Tiranë, Endri Shabani mund të futet në Kuvend: Ne çfarë themi, e bëjmë

Endri Shabani në një lidhje live për emisionin maratonën në Top Channel “Shqipëria Vendos” komentoi deklaratën e bashkëpunëtorit të tij Adriatik Lapaj se nëse do të merrte vetëm një madat në Tiranë, nuk do të hynte në Kuvend, por do ta pasonte. “Ne çfarë themi, e bëjmë. Pas procesit do të bëjmë analizat”, është shprehur ai. Nuk dihet ende se si do të veprojë Lapaj, ndërsa Nisma Shqipëria deri më tani ka siguruar vetëm një ulëse në Kuvend. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv