Lapaj do mandatin, i shkruan KQZ-së: Dorëheqjet e listës së mbyllur i keni pranuar me heshtje

Lapaj do mandatin, i shkruan KQZ-së: Dorëheqjet e listës së mbyllur i keni pranuar me heshtje

Nisma Shqipëria Bëhet kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një dokument zyrtar ku të konfirmojë njohjen e dorëheqjeve të kandidatëve të listës së mbyllur për Tiranën. Në një letër drejtuar KQZ, partia e drejtuar nga Adriatik Lapaj thotë se për sa kohë komisioni nuk ka kthyer përgjigje kur janë dporëzuar letrat e dorëheqjeve, e ka miratuar këtë vendim. “Në Qarkun Tiranë, ky koalicion ka siguruar 16,520 vota, duke fituar një mandat përfaqësimi. Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit...
Burimi: Javanews.al