Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Landfilli në Elbasan nën flakë, opozita: Kuvendi të mbajë përgjegjësi për kontratat korruptive të inceneratorëve
Duke marrë shkak nga zjarri në landfillinin e mbetjeve në Elbasan, opozita kërkoi debat parlamentar në Kuvend. ] Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për tre kontratat korruptive të inceneratorëve. Tabaku: Sot asnjë nga inceneratorët nuk punon, Kuvendi duhet të marrë përgjigje për tre kontrata korruptive. Ky skandal mjedisor vazhdon dhe agravohet. Nëse kuvendi nuk diskuton për këtë për çfarë do diskutojë. I bashkohemi kërkesë së Gjergjit për të pasur debat parlamentar për këtë çështja. Spiropali: Bëjeni kërkesën siç ua kërkon rregulloja, jo duke u ngritur për propagandë të ditës.