Land Rover-i i sekuestruar i Ergys Agasit/ Shefi i Policisë Shkencore i dërgonte fotografi nga ekspertiza, SPAK zbardh komunikimet

Land Rover-i i sekuestruar i Ergys Agasit/ Shefi i Policisë Shkencore i dërgonte fotografi nga ekspertiza, SPAK zbardh komunikimet

ergys agasi TIRANË-  Ergys Agasi dyshohet se kishte marrë informacion mbi ecurinë e veprimeve hetimore për automjetin e tij të sekuestruar në 'Equos Resort' përmes komunikimeve me Fatjon Kalluçin shefin e sektorit të laboratorit në Policinë Shkencore. Në dosjen e hetimit të SPAK dalin në pah mesazhe dhe fotografi që lidhen me ekzaminimin e automjetit tip 'Land Rover Defender' dhe provat e gjetura brenda tij. Komunikimet datojnë në muajin gusht përpara arrestimit të Agasit. Sipas të dhënave të bëra publike, Kalluçi dyshohet se i ka përcjellë atij tri fotografi nga ekspertiza e automjetit ndërsa e informonte edhe për procedurat që do të ndiqeshin me materialet e sekuestruara. Bëhet fjalë për nëntë faqe dokumentesh sekrete të SHISH të cilat ishin gjetur gjatë kontrollit të automjetit. Këto...