Lamtumira e Papa Fançeskut, Rama: Një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Lamtumira e Papa Fançeskut, Rama: Një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale një video në kujtim të Papa Françeskut. Bashkangjitur me videon, kryeministri shkruan ndër të tjera se Papa Françesku jo vetëm ishte i jashtëzakonshëm, por edhe një mik i shtrenjtë i Shqipërisë. “Dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama.
Burimi: Opinion.al