“Lamborghini i Noizyt” çfarë i hyn në punë minatorëve?”/Berisha: Edi ti je i trembur

“Lamborghini i Noizyt” çfarë i hyn në punë minatorëve?”/Berisha: Edi ti je i trembur

Në takimin me minatorët e Bulqizës, ku premtoi rregullimin e statusit të minatorit edhe kujdesin shëndetësor për minatorët pas 11 majit, Berisha ftoi Ramën të dilnin së bashku në një sallë përballë minatorëve e të mos shfaqej me “Lamborghinin e Noizyt”. “Lamborghini i Noizyt” çfarë i hyn në punë minatorëve, që punojnë 8 orë, çfarë ju sjell atyre? Edi, ti nuk je i rrjedhur, je i trembur, ti bën edhe kloun. Hajde në këtë sallë të dalim para këtyre burrave, mos dil me Lamborghinin e Noizyt”por dil këtu. Mendjen e ke te Lamborghini dhe të sëmurët i lë pa ilaçe...
Burimi: Opinion.al