Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lala: ‘Babale’ nuk është hetuar si duhet. Nëse do të hetohej, jo Salianji por emra të tjerë do të ishin në burg
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Log”, ka folur rreth dosjes “Babale”, ku është shprehur se ajo nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji. Lala theksoi se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu. “Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut. “Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar...