’Lakuriqi i natës’ i Johann Strauss II në skenën e TKOB
Die Fledermaus (“Lakuriqi i Natës”), opereta e famshme e Johann Strauss II, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit me gjithë shkëlqimin, humorin dhe elegancën e Vjenës. Kjo opera është një histori plot keqkuptime, maska, hakmarrje dhe situata komike, e shoqëruar nga valset e paharrueshme të Strauss-it. “Lakuriqi i natës” është një nga operetat më të njohura të tij, e cila e pati premierën më 1874, në Vjenë. Ajo është një operetë me dialogë të folur, me libret të Karl Haffner dhe Richard Genée. Historia zhvillohet gjatë një nate plot keqkuptime, maska dhe identitete të fshehura. Gabriel von Eisenstein duhet të paraqitet në burg për të vuajtur një dënim, por para kësaj shkon në një ballo madhështore të organizuar nga Princi Orlofsky....
Burimi:
kultplus.com