Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lakers realizojnë goditjen surprizë në merkato, vjen shtatlarti i shumëpritur për të synuar titullin
4 Korrik 2025 10:57 Telesport Skuadra e Lakers ka gjetur lojtarin qendër që mezi e prisnin. Ekipi kalifornian ka fituar garën për Deandre Ayton, i cili disi çuditërisht u bë agjent i lirë të dielën në mbrëmje. Basketbollisti do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare prej 16.6 milionë dollarësh me ekipin e LeBron, i cili ka nevojë për për forcë në lojën nën tabelë. Lakers do të jenë në gjendje të mbështeten në zgjedhjen e parë të “draft” të vitit 2017. Ish-lojtari i Portland vjen nga një vit jo i shkëlqyer: Ai ka luajtur vetëm 40 ndeshje, duke realizuar mesatarisht 14.4...