Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
LAJMI I FUNDIT/ Rrëzohet një avion që udhëtonte drejt Londrës, dyshohet se ndodhen 242 pasagjerë në bord
👁3460
Një aeroplan Boeing Dreamliner 787-8 është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad, në Indinë perëndimore. Ka raportime se avioni po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar, por sipas BBC kjo nuk është konfirmuar. Sipas agjencisë Reuters, e cila citon policinë, në bordin e avionit ndodheshin 242 pasagjerë. Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan tym të zi të dendur që ngrihej në qiell. Nuk ishte menjëherë e qartë se sa njerëz ishin në bord ose numri i viktimave. Air India tha se një nga fluturimet e saj me destinacion Londrën ishte përfshirë në një “incident”. “Fluturimi AI171, që operonte Ahmedabad-Londër Gatwick, u përfshi...