Lajm i trishtë për familjen e Ardit Gjebreas, humb njeriun e shtrenjtë

Lajm i trishtë për familjen e Ardit Gjebreas, humb njeriun e shtrenjtë

### Ardit Gjebrea ndan lajmin e trishtë, ndahet nga jeta nëna e Anilës Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë familjar. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Gjebrea ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e Anilës. Sipas njoftimit, ceremonia mortore do të zhvillohet sot, në orën 14:00, në shtëpinë e funeralit, te Rruga e Durrësit. Pritja për ngushëllime do të mbahet të shtunën dhe të dielën, nga ora 10:00 deri në 13:00, si dhe pasdite, nga ora 17:00 deri në 20:00. Familjarëve dhe të afërmve u shprehen ngushëllimet për këtë humbje.