Burimi:
Javanews.al

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur i futbollit shqiptar
👁3018
Ndërron jetë Mentor Sopjani, ish-arbitri i njohur dhe vëzhgues i Federatës Shqiptare të Futbollit. 54-vjeçari nuk ia doli dot që të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej kohësh. Lajmi u bë i ditur nga ish-arbitri Sokol Çekaj në rrjetet e tij sociale.“Një lajm i hidhur për komunitetin tonë të arbitrimit, një nga miqtë dhe shokët, u nda jeta në moshë të re.Ngushëllime familjes e të afërmeve të Mentor Sopjanit. Zoti të pastë në parajsë miku ynë”, shkruan Çekaj. Sopjani do të mbahet mend për kontributin e madh të dhënë, në futbollin shqiptar.