Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Beshiktashin, Muçi rikthet në stërvitje
👁10931
Ylli i kombëtares shqiptare Ernest Muçi është rikthyer në stërvitje me Beshiktashin pas 1 muaji mungese për arsye dëmtimi. Sulmuesi shqiptar tashmë është një opsion më shumë për trajnerin Oleguna Solskjaer në ndeshjet e mbetura. Beshiktash synon pjesëmarrjen në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm. Aktualisht mban vendin e tretë, që të dërgon pikërisht në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian. Samsunspor i rrezikon në javët e mbetura. Kjo pasi ndjek me vetëm 1 pikë më pak duke mbajtur vendin e katërt, që të dërgon në Ligën e Konferencës.