Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lajm i mirë për emigrantët/ Pensioni shqiptar do të njihet në Letoni
Shqipëria përmbylli raundin e dytë të negociatave me Letoninë për marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore. Raundi i dytë i bisedimeve u zhvillua në kryeqytetin e Letonisë. Delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, ndërsa ai letonez nga drejtoresha e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Politikave të BE-së në Ministrinë e Mirëqenies së Letonisë, Ineta Tāre. Palët arritën dakordësinë për marrëveshjen kuadër dhe atë administrative, të cilat garantojnë mbrojtje të plotë sociale për qytetarët që punojnë dhe kontribuojnë në të dy vendet, në përputhje me legjislacionin përkatës. Marrëveshja do t’i nënshtrohet procedurave të miratimit...