Lajm i keq për Real Madridin: Ylli i skuadrës dëmtohet me kombëtaren
Real Madridi ka marrë një lajm shqetësues gjatë grumbullimit të Kombëtares së Francës, pasi mbrojtësi Ibrahima Konaté ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë. Sipas informacioneve të publikuara, Konaté ka pësuar një ndrydhje të lehtë në gju gjatë qëndrimit me kombëtaren dhe do të largohet nga grumbullimi për t’u rikthyer në Madrid. Mbrojtësi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Konaté ishte përfshirë në listën e Francës për ndeshjet e ardhshme, por dëmtimi ka bërë që ai të mos jetë në dispozicion të përfaqësueses. Në vend të tij është ftuar Leny Yoro i Manchester Unitedit, i cili merr për herë të parë një thirrje në Kombëtaren A të Francës. Dëmtimi është një shqetësim edhe...
Burimi:
lajme.al