LAJM I FUNDIT/ Disiplina jep vendimin për grushtin e Alban Xhaferit, dënohet me 15 ndeshje, ja sa e pëson Martini

LAJM I FUNDIT/ Disiplina jep vendimin për grushtin e Alban Xhaferit, dënohet me 15 ndeshje, ja sa e pëson Martini

Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimin e tij sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Ajo që kishte të gjithë vëmendjen kryesore ishte padyshim ndodhia e ndeshjes Elbasani-Vllaznia. Grushti i Alban Xhaferit ndaj zyrtarëve të ndeshjes ishte kryefjala dhe Komisioni i Disiplinës e ka dënuar presidentin e Vllaznisë me 15 ndeshje. Ndërkohë Edi Martini, për sjelljen e tij me zyrtarët e takimit, është dënuar me 6 ndeshje pezullim. AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda ashtu edhe në afërsi të stadiumit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj...