Lagështira shkakton aksident në Moravë, përmbyset makina në lëvizje (Detaje)

Lagështira shkakton aksident në Moravë, përmbyset makina në lëvizje (Detaje)

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë. Një automjet tip Benz me targa AA 991 GZ, i cili po qarkullonte nga Berati në drejtim të Dimalit, ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur duke u përmbysur.Drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore. Ata janë duke kryer veprimet e para për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Paraprakisht, mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë. Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit me ndihmën e një karroatreci.
Burimi: Sot.com.al