Laçi me mesazh të fortë para Serbisë: Zemra shqiptare nuk dorëzohet kurrë

Laçi me mesazh të fortë para Serbisë: Zemra shqiptare nuk dorëzohet kurrë

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy përballje kyçe në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. Më 7 qershor, kuqezinjtë do të presin Serbinë në “Arena Kombëtare”, ndërsa më 10 qershor do të udhëtojnë drejt Letonisë. Në konferencën për shtyp, Qazim Laçi u shfaq i motivuar dhe plot besim, duke analizuar të dyja ndeshjet dhe duke dërguar sinjale të forta për kundërshtarët. I pyetur për përballjen me Serbinë dhe faktin që luhet në shtëpi, mesfushori dibran u shpreh: “Mendimi im është se na pret një ndeshje shumë të fortë, teksa do të luajmë në shtëpi. Serbia nuk është favorite, jemi të barabartë dhe diçka e tillë do të shihet në fushë. Do të përgatitemi për atë që duhet të japim në fushë, kjo ka rëndësi...