Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ky zakon është konsideruar ‘i shëndetshëm’ për shumë gjatë, por ekspertët s’janë më dakord
Për vite me radhë, mënyrat për të jetuar gjatë dhe shëndetshëm janë lidhur me zakone si: të bësh 10.000 hapa në ditë, të vendosësh fruta pylli mbi kosin e mëngjesit, të përmirësosh kapacitetin kardiovaskular e të tjerë. Por së fundmi, disa ekspertë të jetëgjatësisë po paralajmërojnë që një zakon në dukje i pafajshëm, madje i promovuar si "i shëndetshëm", mund të të marrë më shumë vite nga jeta sesa të të shtojë. Dhe bëhet fjalë për konsumimin e tepruar të proteinave me bazë shtazore. "Por mendonim se proteinat ishin të mira për ne..." Janë, por deri diku. Dr. Suzanne J. Ferree, mjeke e specializuar në mjekësi anti-plakje, shpjegon se është e vërtetë që ndërsa plakemi kemi më shumë nevojë për proteina, pikërisht sepse trupi humbet masën...