Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ky përbërës që gjendet në pijet energjike mund të zhvillojë ‘leuçeminë’
👁3150
Studiuesit kanë ngritur shqetësime serioze për një përbërës të zakonshëm në pijet energjike, pas rezultateve të një studimi të publikuar së fundmi në revistën shkencore Nature. Bëhet fjalë për taurinën, një aminoacid që gjendet natyrshëm në ushqime si mishi dhe peshku, por që përdoret gjerësisht edhe si shtesë në pijet energjike. Sipas kërkuesve nga Universiteti i Rochesterit, të cilët kryen hulumtimin, taurina është identifikuar si një rregullator kyç i tumoreve malinje mieloide, një grup kanceresh që, ashtu si leuçemia, lindin në gjak. Studimi tregon se qelizat kancerogjene konsumojnë taurinë për të nxitur glikolizën, një proces që zbërthen glukozën për të...