Ky është universiteti që ndryshoi botën!

Ky është universiteti që ndryshoi botën!

Më shumë se 500 vjet përpara se të themelohej Universiteti i Oksfordit, në Universitetin Nalanda të Indisë studionin rreth 10.000 studentë. Në botën e lashtë, konsiderohej një prej qendrave më të mëdha të të mësuarit, por sot gjithçka që ka mbetur janë rrënojat me tulla të kuqe. E themeluar në vitin 427 të erës sonë, Nalanda konsiderohet një nga universitetet e para në botë, shtëpia e nëntë milionë librave dhe mijëra studentëve nga e gjithë Azia Lindore dhe Qendrore. Ata ndiqnin degët e mjekësisë, logjikës, matematikës dhe mbi të gjitha parimet budiste nga disa prej studiuesve më të nderuar të epokës. Burimi i të gjitha njohurive“Burimi i gjithë njohurive budiste që kemi, ka ardhur nga Nalanda”, është shprehur dikur Dalai Lama për këtë universitet. Kurikulat...