“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores
Studiuesi Auron Tare ka rrëfyer një episod nga njohja e tij me një ish-ambasadore amerikane në Shqipëri, përmes të cilit solli kontrastin mes ndikimit që diplomatja kishte në Tiranë dhe pozicionit të saj në administratën amerikane. I ftuar në A2 CNN, Tare tregoi se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ambasadorja kishte pasur ndikim të konsiderueshëm dhe qëndrimet e saj, sipas tij, zakonisht gjenin zbatim. Por përshtypja që mori gjatë një vizite në Uashington ishte krejt ndryshe. Ai rrëfeu se kishte kërkuar të takohej me diplomaten për të pirë një kafe dhe ajo e kishte ftuar në Departamentin ku punonte. Aty, sipas përshkrimit të Tares, ambasadorja kishte një zyrë të vogël, në fund të një korridori të gjatë dhe pranë tualetit. “Nuk po ia them...
Burimi:
gijotina.com