Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Erjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pamjet e tij me fytyrën e mbuluar nga gjaku qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale. Ai u dërgua në spital, ku, sipas raportimeve, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar të plotë për gjendjen e tij shëndetësore. Vishkulli është një emër i njohur për tifozët e futbollit shqiptar. Ai është pjesë e përfaqësisë së grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga figurat aktive të tribunave kuqezi. Përtej pasionit për futbollin, familja e tij zotëron një biznes të prodhimit të vajit të ullirit në zonën e Elbasanit, një aktivitet i lidhur me prodhimin vendas...