Kuvendi vlerëson Vendim Kapajn: Tingujt e traditës shqiptare pjesë e ‘Odisea’ të Nolan
29 September, 2026 - 18:40 Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur mirënjohjen për të gjithë njerëzit që kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore shqiptare brez pas brezi. Në një postim në rrjetet sociale, Kuvendi ka sjellë në vëmendje figurën e Vendim Kapajt, i vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, i cili prej më shumë se 50 vitesh i është përkushtuar muzikës dhe tingujve të traditës shqiptare. “Me fyellin dhe cylën dyjare në duar, ai ka ruajtur një pjesë të shpirtit të muzikës shqiptare”, thuhet në postimin e Kuvendit. Kuvendi ndalet edhe në teknikën e rrallë të Kapajt, atë të luajtjes së fyellit me dhëmbë. Sipas Kuvendit, tingulli i krijuar nga kjo traditë e lashtë shqiptare ka udhëtuar përtej...
Burimi:
kultplus.com