Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kuvendi rinis punimet pas zgjedhjeve, të enjten e ardhshme zhvillohet seanca e parë
👁5660
Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare mban firmën e kryeparlamentares Elisa Spiropali. Seanca pritet të nisë në orën 12:00. Për gati dy muaj për shkak të fushatën zgjedhore, nuk u mbajt asnjë seancë. Ndërkohë, javën tjetër do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, që do të vendosë kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor. Sesioni parlamentar mbyllet në 8 korrik për t’ia lënë vendin legjislaturës së re të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.