Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, beteja zhvendoset në Kushtetuese. Magjistratët: Të pezullohet ligji i ri

Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, beteja zhvendoset në Kushtetuese. Magjistratët: Të pezullohet ligji i ri

Përplasja për pagat e magjistratëve rikthehet në Gjykatën Kushtetuese. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar pezullimin e menjëhershëm të ligjit të ri dhe më pas shfuqizimin e tij. Kuvendi miratoi formulën sipas së cilës paga e magjistratëve do të jetë 38% e pagës së Presidentit, nga 36% më parë. Tre shoqatat kundërshtojnë zbatimin e menjëhershëm të ligjit dhe efektet financiare nga 1 prilli 2023. Sipas tyre, rillogaritja e pagave për më shumë se tre vite do të krijonte pasoja financiare dhe administrative të vështira për t’u korrigjuar. “Ligji nr. 95/2026 ka hyrë në fuqi menjëherë, duke shmangur edhe periudhën e zakonshme ndërmjet botimit dhe fillimit të efekteve të tij. Për më tepër, neni 3 i tij i shtrin...