Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten, më 22 tetor, në një seancë plenare ku në rendin e ditës është përfshirë edhe një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Kërkesa vjen pas disa ditësh protestash të studentëve dhe të rinjve në Tiranë, të shoqëruara me tensione dhe akuza për dhunë policore ndaj protestuesve. Opozita kërkon përgjigje nga ministri lidhur me veprimet e forcave të rendit gjatë tubimeve. Përveç interpelancës me ministrin e Brendshëm, në seancën e së enjtes janë parashikuar edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar gjithashtu një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit...
Burimi:
gijotina.com