Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi i ri merr trajtë, ja bilanci politik mes PS, PD dhe forcave të reja
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate deputeti. E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate. Më pas, vijnë Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësia me nga 1 mandat.