Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentativën e 30-të
👁4922
Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Sikur edhe në vazhdimet e kaluara të seancës konstituive – e cila nisi më 15 prill – deputetët u mblodhën shkurtimisht të mërkurën dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit. Kjo ishte hera e 30-të që ata mblidhen dhe dështojnë, dhe do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të premten e 13 qershorit. Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Disa ditë...