Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi i Kosovës në krizë, dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare
👁11842
Për të tretën herë me radhë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme për t’u bërë kryekuvendare. Haxhiun për kryeparlamentare votuan vetëm 57 ligjvënës nga 117 të pranishëm. 46 ishin kundër saj, ndërsa tre deputetë abstenuan. Për t’u bërë kryekuvendare Haxhiut i nevojiten të paktën 61 vota. Kështu, dje për të pestën herë me radhë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pa ndonjë rezultat konkret. Me këtë trend legjislatura nëntë e Kuvendit të Kosovës ka hyrë në historinë politike të vendit si legjislatura të cilës...