Kuvendi i Kosovës mbyll procesin e konstituimit pa sukses, Gjykata Kushtetuese ja ndalon mbledhjet deri me 8 gusht

Kuvendi i Kosovës mbyll procesin e konstituimit pa sukses, Gjykata Kushtetuese ja ndalon mbledhjet deri me 8 gusht

Pak kohë së para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës u mblodhën sonte në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Ndërsa nuk u ngrit komision për administrimin e procesit të votimit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi që deputetët të shprehen me votën e tyre për kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Pro ishin 56 deputetë, ndërsa kundër apo abstenim asnjë. Ka dështuar kështu edhe votimi i 54- ët, rekord në vete ky. Kryesuesi i seancës Dehari...