Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 14-të në zgjedhjen e kryeparlamentarit
👁13791
Për herë të katërmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet plotësisht, duke thelluar krizën institucionale dhe paralizuar funksionimin e përfaqësimit demokratik. Seanca e radhës, e mbajtur më 11 maj, përfundoi pa rezultat, pasi opozita sërish refuzoi të propozojë anëtarët e komisionit për votim të fshehtë — një hap procedural kyç në zgjedhjen e kryeparlamentarit.Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i bëri thirrje partive të tjera parlamentare të japin emrat për këtë komision. Megjithatë, asnjë përfaqësues i opozitës nuk iu përgjigj ftesës. Komisioni u votua nga 54 deputetë të pozitës, pa asnjë votë kundër, por...