Kuvendi “bllokon” ekonominë e Kosovës

Kuvendi “bllokon” ekonominë e Kosovës

Bllokimi i vazhdueshëm i punës së Kuvendit të Kosovës po sjell pasoja serioze për ekonominë e vendit. Projektet kapitale janë ndalur, investimet po vonohen dhe besimi i investitorëve është në rënie. Aktualisht, Kosova rrezikon të humbë mbi 1 miliardë e 200 milionë euro që do të mund t’i merrte brenda këtij viti.  Nga Prishtina, Fatos ShalaKosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar me dhjetëra herë ta konstituojnë Kuvendin e ri.Dështimi më i fundit ndodhi, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.Dështime të tilla priten edhe në ditët në vazhdim, pasi deputetët po mblidhen çdo 48 orë, mirëpo nuk po japin asnjë rezultat.Moskonstituimi i Kuvendit pas zgjedhjeve të fundit po krijon pasoja të thella dhe shumëdimensionale për vendin.Ndërkohë...