Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kuvendi 27 dështime radhazi, partitë në Kosovë presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Plot 27 herë kanë dështuar deputetët e Kosovës për të konsitutuar Kuvendin. Edhe seanca e rradhës që u mbajt këtë të enjte, katër muaj pas zgjedhjeve, nuk pati sukses. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit ndërsa seancat janë kthyer në proces rutinë vetëm për të qenë brenda afateve ligjore. Palët janë në pritje të opinionit të Gjykatës Kushtetuese mbi votimin e fshehtë ndërsa “Vetëvendosje” është shprehur e bindur që i plotëson numrat nëse votimi bëhet përmes kësaj metode. Senaca e rradhës do mbahet në 7 maj./vizionplus.tv