Kuvend/ Korreshi: Lushnjes i lëruan nënën për tre mandate, tani do kthehen nga baba, i lumtur që se kam gjallë

Kuvend/ Korreshi: Lushnjes i lëruan nënën për tre mandate, tani do kthehen nga baba, i lumtur që se kam gjallë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dhënë një panoramë të ashpër dhe ironike të gjendjes në qarkun e Lushnjes pas zgjedhjeve, duke ironizuar funksionarët e administratës dhe sistemin e patronazhimit. “Jam mësuar që në Kuvend flas për hallet e popullit dhe fshatit, por kësaj radhe vi për hallet e patronazhistëve. Gjendja civile ka sërish punë, 1200 të ardhur nga Tirana në Lushnje e do i kthejë sërish në Tiranë. Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat,” u shpreh Korreshi. Ai përshkroi një situatë kaotike në qytet, ku sipas tij, “drejtorët...