”Kutia e Pandorës” hapet pas vdekjes së Mazonakis, hetimet zbulojnë problematika në spital
Showbiz E Hënë, 28 Shtator 2026 20:47 Pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, autoritetet greke kanë intensifikuar kontrollet në klinikat dhe qendrat private shëndetësore. Në Selanik, një klinikë private është mbyllur pasi kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Transparencës zbuluan një repart onkologjik që funksiononte pa licencë dhe ku kryheshin kimioterapi. Sipas hetimeve, klinika kishte pajisje për përgatitjen e barnave kimioterapeutike, ndërsa një mjek përshkruante trajtime për pacientët pa pasur kontratë të rregullt me institucionin. Kontrollet zbuluan gjithashtu mungesë të infermierëve dhe mjekëve të disa specialiteteve, si dhe probleme me strukturat që kërkoheshin nga licenca e klinikës. Autoritetet po verifikojnë edhe raste ku pacientë të shtruar me diagnoza që nuk lidhen me kancerin rezultojnë të kenë marrë kimioterapi. Dyshimet lidhen edhe me të...
Burimi:
kohajone.com