“Kutia e Kujtesës” e Burim Myftiut sjell në art gjurmët e traumës së luftës në Kosovë
Në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë u hap ekspozita „Kutia e Kujtesës“ e artistit Burim Myftiu, një projekt i artit bashkëkohor që trajton kujtesën kolektive, traumën dhe gjurmët e luftës në Kosovë. Ekspozitën e hapi Shkëlzen Maliqi, një nga kuratorët e këtij projekti, i cili përmes veprave të Myftiut e vendos publikun përballë një reflektimi mbi plagët e dukshme dhe të padukshme që lënë pas përvojat e dhimbshme. „Kutia e Kujtesës“ ndërthur fotografinë, instalacionin, video-artin, objektet ready-made dhe performancën, duke krijuar një hapësirë ku kujtesa e së kaluarës takohet me përvojën e së tashmes. Ideja e projektit lindi pas luftës, kur artisti u përball me imazhin e një manekini të thyer. Ky objekt i zakonshëm, i dëmtuar dhe i heshtur, u shndërrua për...
Burimi:
kultplus.com