Kushti i Britanisë për njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli: Shpërblim për grupin e Hamasit

Kushti i Britanisë për njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli: Shpërblim për grupin e Hamasit

Ministria e Jashtme e Izraelit, e ka quajtur planin e qeverisë britanike për të njohur një shtet palestinez në shtator një “shpërblim për Hamasin”. Në një postim në Platformën X, ministria paralajmëroi se ky veprim do të dëmtonte përpjekjet për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës. Kryeministri britanik Keir Starmer foli në telefon me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, përpara se të njoftonte qëllimin e Londrës për të njohur një shtet palestinez, tha një burim i njohur me çështjen. Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Starmer deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin...