Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg, Salianji: Do t’i drejtohem Strasburgut! Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg, Salianji: Do t’i drejtohem Strasburgut! Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e tij lidhur me dënimin me një vit burg për dosjen “Babale”, duke deklaruar se do ta ndjekë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat akuzon Kushtetuesen për zvarritje të çështjes për dy vite me radhë, duke pretenduar se kjo është bërë për ta mbajtur larg zgjedhjeve lokale. Salianji e cilëson absurd arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pranon se vendimi i Apelit ka ndërhyrë në lirinë e shprehjes, por vlerëson se kjo ndërhyrje ka qenë e ligjshme dhe proporcionale me qëllimin e ndjekur. “Një logjikë që pranon cenimin e një të drejte, por përpiqet ta justifikojë atë me proporcionalitetin e ndëshkimit!”, shkruan Salianji....