Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Arben Ahmetaj, shfuqizohen sekuestrot ndaj pasurive të tij
👁8717
Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare të tij. Ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë. Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.