Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim
Brenda Hamasit po zhvillohet një betejë e ashpër për drejtimin dhe për vendimet strategjike lidhur me një marrëveshje të mundshme për armëpushim dhe për të ardhmen e luftës në Gaza. Në qendër të kësaj përplasjeje janë dy kampe të dallueshme, udhëheqësit ushtarakë në terren, në Rripin e Gazës, dhe drejtuesit politikë që jetojnë në mërgim, të shpërndarë në Doha, Stamboll dhe Bejrut. Pala në Gaza akuzon drejtuesit në mërgim për bisedime me Izraelin pa një strategji të qartë për mbrojtjen e komandantëve lokalë, që në rast të një marrëveshjeje, rrezikojnë jetën e tyre. Ndërkohë, udhëheqësit jashtë Gazës i fajësojnë strukturat ushtarake për...