Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar?
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar dhe publikuar udhëzimin me rregullat e zbatimit të marrëveshjes me Italinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Në këtë udhëzues janë sqaruar si bëhet aplikimi, ku bëhet aplikimi dhe dokumentet e nevojshme për të përfituar. Kjo marrëveshje mbulon sipas legjislacionit shqiptar: * Pension pleqërie; * Pension invaliditeti; * Pension familjar; * Përfitime për sëmundje dhe barrëlindje; * Përfitime nga papunësia. Sipas legjislacionit italian: * Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar për punonjës të sektorit privat, publik, të vetëpunësuar dhe të regjistruar në skema të veçanta; * Përfitime nga papunësia; * Përfitime në para për sëmundje, tuberkuloz...